Lewandowski: E prisja të ishte i vështirë sezoni i parë, por jam krenar për vendimin tim

Lewandowski: E prisja të ishte i vështirë sezoni i parë, por jam krenar për vendimin tim

08:46, 01/11/2022

Robert Lewandowski është i lumtur te Barcelona. Ai shprehet i kënaqur dhe krenar për vendimin e tij për të nënshkruar me Barçën, që, sipas tij, po e paguan shtrenjtë eliminimin nga Champions League, duke qenë në një proces ndërtimi dhe rinovimi. Sulmuesi polak, i cili është një nga lojtarët që do të pushojë në ndeshjen kundër Viktoria Plzen, është treguar i sinqertë në një intervistë në La Vanguardia.

Vendimi: “Unë jam në klubin që dua dhe kur ndihesh rehat dhe i lumtur, gjithçka është më e lehtë. Jam në ekipin ku kam ëndërruar të jem dhe jam krenar”.

Forma e skuadrës: “Ne po përparojmë. Nuk prisja që në sezonin e parë gjithçka do të shkonte vaj. Është një proces që kërkon kohë dhe durim”.

Eliminimi në Champions: “Barça duhet të ishte mes 16 më të mirave. Duhet të përballesh me disa situata me më shumë inteligjencë, në futboll ndonjëherë duhet të dish të fitosh dhe jo të luash për të fituar, dhe kjo është ajo që na ka ndodhur. Por këto gjëra na bëjnë të jemi më të fortë në të ardhmen. Para se të vija në Barcelonë, isha i vetëdijshëm se sezoni i parë mund të ishte më i vështirë. Jemi në një proces rindërtimi që kërkon kohë, duhet të jemi më të duruar”.

Ringritja: “Nuk mund të presësh që gjithçka të ndryshojë brenda një muaji. Duhet kohë dhe me siguri do të përmirësohemi, madje Barça do të jetë përsëri më e mira.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco