Perez dhe Ancelotti merkato te City, Guardiola kërkon 70 milionë euro për yllin portugez

Perez dhe Ancelotti merkato te City, Guardiola kërkon 70 milionë euro për yllin portugez

22:16, 31/10/2022

 

Dani Carvajal ka kontratë deri në vitin 2025 me Realin e Madridit, por anësori i djathtë mbush 31 vjeç në janar dhe drejtuesit e klubit më të titulluar në botë e kanë gati pasardhësin e spanjollit.

AS raporton se dëshira e madhe e presidentit Perez dhe trajnerit Ancelotti, është Joao Cancelo, i cili ka provuar të luajë më parë në La Liga me Valencian.

28-vjeçari është kthyer në një nga pikat më të forta te Manchester City, teksa është një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja portugeze.

Blerja e tij nuk do të jetë një mision i thjeshtë në fundin e sezonit, ndërkohë që drejtuesit e kampionëve të Anglisë kërkojnë minimalisht 70 milionë euro për ta lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco