Salernitana përmbys Lazion, fitore historike në kryeqytet

Salernitana përmbys Lazion, fitore historike në kryeqytet

20:18, 30/10/2022

Humbje e papritur e Lazios 1-3 në “Olimpico” përballë Salernitanës, që regjistron kështu një sukses historik (e para në histori) ndaj ekipit bardhekaltër brenda në kryeqytet.

Zacagni shënoi golin e parë të sfidës në fundin e pjesës së parë, duke dhënë përshtypje e një fitoreje të lehtë për ekipin e drejtuar nga Maurizio Sarri, por surprizën Salernitana e kishte ruajtur për në fraksionin e dytë.

Ish-bardhekaltër, Candreva, ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 51-të, më pas shënuan edhe Fazio (68’) dhe Bia (76’).

Në takimet e tjera Empoli u mposht nga Atalanta 0-2, Cremonese – Udinese përfundoi 0-0, ndërsa Spezia – Fiorentina 1-2.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco