United rikthehet te fitorja, Rashford shpëton 'Djajtë e Kuq'

United rikthehet te fitorja, Rashford shpëton 'Djajtë e Kuq'

19:27, 30/10/2022

Manchester United ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj West Ham në kuadër të javës së 14-të në Premierligë.

Goli i vetëm i fitores për “Djajtë e Kuq” erdhi në minutën e 38-të kur Rashford realizoi me kokë, pas harkimit nga Christian Eriksen.

West Ham u përpoq deri në fund të shënonte golin e barazimit, por De Gea bëri pritje fantastike për ta mbajtur portën e paprekur.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e pestë, tetë më pak se Arsenali i cili qëndron në krye.

Ndërkohë, West Ham mbetet i 13-ti me 14 pikë të grumbulluara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco