Renditja e Superiores/ Partizani ‘kërcënohet’ nga Tirana, Kukësi përsëri në zonën e ftohtë

Renditja e Superiores/ Partizani ‘kërcënohet’ nga Tirana, Kukësi përsëri në zonën e ftohtë

18:18, 30/10/2022

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 10-të të kategorisë Superiore.

Partizani qëndron në krye, por tashmë të kuqtë ndjejnë përsëri pranë tyre Tiranën e cila u kërcënon këtë pozicion.

Pas humbjes së sotme përballë Egnatias, të kuqtë kanë frenuar në kuotën e 19 pikëve, ndërsa bardheblutë falë suksesit 4-1 ndaj Kukësit, janë ngjitur në 18 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë në renditje. Një situatë e cila bën edhe më të ndezur luftën për kryesimin, ku për momentin këto dy skuadra duken si pretendente me një shkëputje të vogël nga ekipet e tjera që i ndjekin si Erzeni, Egnatia e Vllaznia.

 

Ndërkaq, humbja e Kukësit bën që verilindorët të barazohen në kuotën e 11 pikëve me Bylis dhe Laçin që janë skuadrat e zonës së ftohtë të klasifikimit dhe luftojnë për të mos rënë nga kategoria. Një situatë e paparashikuar në fillim të sezonit ku mendohej se verilindorët dhe kurbinasit do të ishin pretendentë për trofe dhe Europën, ashtu edhe Teuta që mbyll e shkëputur klasifikimin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco