'Kartoni i kuq na destabilizoi', Dobi: E përgëzoj Tiranën për fitoren, marr përgjegjësitë e mia për humbjen

'Kartoni i kuq na destabilizoi', Dobi: E përgëzoj Tiranën për fitoren, marr përgjegjësitë e mia për humbjen

17:43, 30/10/2022

Tirana ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Kukësit. Pas sfidës, ka reaguar edhe trajneri Enkeleid Dobi. Ai është shprehur se u shpërqëndruan nga kartoni i kuq. Ndër të tjera, Dobi përgëzoi Tiranën dhe se përgjegjësitë bien mbi të pasi është trajneri.

“Një humbje 4-1 ka shumë gjëra që mund të flasësh. Një moment është kartoni i kuq dhe tjetri goditje standarte. Nuk mund të themi që ishim super, por ne i lamë shumë hapësira Tiranës. Humbja 4-1 flet vetë, është shumë e nxehtë situata dhe nuk mund të themi shumë detaje. Unë si trajner i marr përsipër përgjegjësitë. Kështu është futbolli, duhet të jesh përherë i përqëndruar. Unë them që ajo çka na destabilizoi ishte kartoni i kuq. Por ne nuk duhet të pësojmë më goditje standarte pasi ne kemi lojtarë shumë të gjatë.

Unë mendoj që ka diçka që nuk shkon këtu pasi duhet të jemi më të përgjegjshëm, pasi në rastin e kartonit të kuq kishte një kontakt me duar që mund të ishte faull për ne fillimisht. Ndërgjegjshmëria është ajo që i dallon njerëzit nga kafshët pasi këtu duhet vendos me kujdes. Nuk di të them çfarë nuk funksionoi, por dhe rezultatet që kemi marrë nuk kanë ardhur rastësisht. Rezultati është i tillë nuk mbetet shumë për të thënë, por unë jam trajneri dhe marr përgjegjësita e mia. Tirana duhet përgëzuar për fitoren. U bën dy ndeshje dhe diçka nuk shkon, fati mendoj që nuk ishte me ne”, u shpreh Dobi në një prononcim për Oversport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco