Mendoi se ishte lojtar i Milanit, zbulohet motivi i pabesueshëm pse vrasësi theri me thikë futbollistin e Monza-s

Mendoi se ishte lojtar i Milanit, zbulohet motivi i pabesueshëm pse vrasësi theri me thikë futbollistin e Monza-s

15:21, 30/10/2022

Futbollisti i Arsenalit, Pablo Mari, i huazuar te Monza, u godit me thikë në një sulm tragjik që ndodhi në një qendre tregtare pranë Milanos dhe agresori, i cili plagosi pesë persona dhe vrau një, zbuloi motivin e sulmit.

Mes të lënduarve është edhe futbollisti i Arsenalit, i cili prej këtij sezoni luan si i huazuar te Monza, Pablo Mari.

Sipas raportit zyrtar, futbollisti ka qenë duke ecur me bashkëshorten dhe djalin e tij në një karrocë. Ai papritmas ndjeu një dhimbje në shpinë, të ngjashme me një ngërç të fortë, dhe më pas pa një person tjetër të goditur me thikë në fyt.

Thika ka përfunduar disa centimetra nga mushkëria. Mari e kaloi natën në spital, pas së cilës iu nënshtrua një operacioni.

Vrasësi Andrea Tombolini, 46 vjeç, tha se e bëri këtë pasi ishte “xheloz kur pa futbollistin Pablo Mari”, sipas mediave italiane.

Shtohet se Tombolini ka kohë që është nën mbikëqyrje psikiatrike, ndër të tjera, ai është i bindur se ka një tumor në tru nga i cili po vdes, edhe pse nuk ka asnjë provë mjekësore për atë diagnozë.

“Në mesin e klientëve ishte edhe një futbollist i Milanit dhe u ndjeva xheloz sepse ai po bën mirë dhe unë jo”, tha vrasësi në polici, i bindur se Pablo ishte lojtar i Milanit.

“E godita me thikën që kisha në duar dhe nuk munda të ndaloja me kaq, por më pas nuk e di se çfarë më ndodhi dhe fillova të sulmoj persona të tjerë”, ka pranuar vrasësi.

Mari iu nënshtrua një operacioni dy ditë më parë dhe Monza njoftoi në një deklaratë zyrtare se lojtari do të duhet të pushojë për të paktën dy muaj përpara se të kthehet plotësisht në stërvitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco