Notarja amerikane thyen rekordin botëror me gati 10 sekonda

Notarja amerikane thyen rekordin botëror me gati 10 sekonda

13:19, 30/10/2022

Notarja amerikane Katie Ledecky theu me dhjetë sekonda rekordin botëror në disiplinën 1500 metra stil i lirë në pishina të shkurtra.

Në garën e Kupës së Botës në Toronto, Ledecky theu rekordin trevjeçar të notares nga Gjermania Sarah Wellbrock, teksa e mbylli garën me kohën 15:08.24 minuta.

Në fund, kjo ishte pak më shumë se 40 sekonda diferencë nga e dyta Beatriz Dizotti nga Brazili (15:48.82), dhe pas garës ajo tha se nuk e dinte se çfarë të priste për shkak të paraqitjes së saj të parë në pishina të vogla.

“Kjo ishte hera ime e parë që notoja këtë disiplinë në një pishinë të vogël dhe nuk dija çfarë më priste”, tha kjo notare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas thyerjes së rekordit botëror.

Le të shtojmë gjithashtu se Ledecky është kampione aktuale olimpike dhe botërore në distanca të gjata.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco