Sportingu hedh në gjyq Interin, kërkon 30 milionë euro

Sportingu hedh në gjyq Interin, kërkon 30 milionë euro

19:05, 28/10/2022

Inter dhe Sportingu i Lisbonës pritet të nisin një betejë të gjatë gjyqësore, pasi klubi luzitan kërkon plot 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Joao Marios te Benfica.

Portugezët shitën futbollistin tek Interi në verën e 2016-ës dhe në kontratë u parashikua një klauzolë që do të kishin të drejtën të bënin ofertë të parët, nëse zikaltrit do të rishisnin mesfushorin sërish në kampionatin portugez.

Megjithatë verën e kaluar Interi zgjodhi të lërë të lirë futbollistin, që më pas firmosi me rivalët e Sportingut, Benficën.

Pikërisht për këtë arsye, klubi i Sportingut ka dërguar një kërkesë zyrtare në zyrat e Interit, ku synon 30 milionë euro dëmshpërblim.

Në kampin milanez janë të qetë, pasi kanë firmosur prishjen e kontratës me mesfushorin dhe pritet që të kthejnë shumë shpejt një përgjigje me shkrim, që do të jetë edhe zyrtarisht hapi për të nisur një betejë të gjatë ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco