VIDEO/ U shpall kampion bote, Islam dhe Khabib priten si heronj kombëtarë pas titullit

VIDEO/ U shpall kampion bote, Islam dhe Khabib priten si heronj kombëtarë pas titullit

10:54, 28/10/2022

Mbrëmjen e së shtunës u shpall kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ndërsa tani pritet si hero kombëtar në Dagestan. Kjo është historia e rusit Islam Makhachev, që pasi mori titullin e peshës së lehtë në eventin UFC-280, është rikthyer me gjithë stafin e tij në vendlindje.

Mijëra fansa e kanë rrethuar Islam në momentin që ka dalë nga aeroporti dhe është drejtuar për në qytet. Ai shoqërohej edhe nga një tjetër ikonë e këtij sporti, Khabib Nurmagomedov, ish-kampion bote i kësaj peshe. Khabib është trajneri i Islam, ndaj për të dy ky triumf ka qenë i rëndësishëm.

“Kam dy vite që ju them të gjithëve, se Islam Makhachev është luftëtari më i mirë“, tha Khabib Nurmagomedov pas mbërritjes në Rusi. “Jo vetëm në peshën e lehtë, por ai është luftëtari më i mirë në UFC tani për tani, në garën “pound per pound”, tha më tej Khabib për mediat.

Në fakt, në renditjen aktuale, Makhachev është në vendin e tretë në garën “pound per pound”, sipas përditësimit të fundit të renditjes së UFC. Nëse ai dëshiron vendin e parë, Makhachev do të duhet të ndjekë planet e promovimit për ta kombinuar atë me kampionin në fuqi të peshës “featherweight”, Alex Volkanovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco