Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, operohet në mushkëri

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, operohet në mushkëri

13:23, 25/10/2022

Sonte Real Madrid sfidon Leipzigun në UEFA Champions League. Mirëpo, “Los Blancos” kanë udhëtuar drejt Gjermanisë pa Florentino Perez (75 vjeç). Presidenti madrilen nuk do të jetë i pranishëm në stadium sonte për të parë skuadrën e tij.

“Marca”raporton se ai u operua këtë të martë në Spitalin Universitar Puerta de Hierro në Majadahonda. Operacioni u krye në njërën prej mushkërive të tij, ku iu hoq një nyjë. Mediat iberike saktësojnë se gjithçka ka shkuar shumë mirë por për arsye shëndetësore ai do ta ndjekë nga larg skuadrën këtë mbrëmje dhe do të pushojë për disa ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco