Broja drejt Seria A, zbulohet shifra e pabesueshme që duhet të paguajë Milani për sulmuesin shqiptar

Broja drejt Seria A, zbulohet shifra e pabesueshme që duhet të paguajë Milani për sulmuesin shqiptar

20:27, 24/10/2022

Presioni i Chelseat për Leaon dhe gatishmëria për të investuar 150 milionë euro e vendosin në vështirësi Milanin, që duhet të marrë një vendim përpara se të rrezikojë të humbasë portugezin.

Në këto kushte kuqezinjtë mund të pranojnë shitjen e 23-vjeçarit që në janar e në të njëjtën kohë të tentojnë Armando Brojën.

Broja mbetet një objektiv për Milanin dhe sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Maldini dhe Masara janë të interesuar, por do të duhen 35 deri në 40 milionë euro për të hyrë në rrugën e duhur.

Milanit i duhet një sulmues i ri, duke marrë parasysh edhe moshën e Ibrahimoviçit e mundësinë që ai të tërhiqet, dhe Broja është lojtari që do të ndiqet nga kuqezinjtë. Por nga ana tjetër, në lëvizje janë vënë edhe rivalët e qytetit, Interi, me “Tuttomercatoweb” që shkruan se Bepe Marota është interesuar te drejtuesit e Çelsit për Brojën dhe ka kërkuar më shumë informacion për të. Kjo lëvizje është edhe një përgjigje për konkurrencën që ka nisur në Serinë A për 21-vjeçarin, pasi edhe Napoli e ndjek prej kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco