FSHF Sunday League/ Rokadë në krye të Grupit A, ATS ruan pathyeshmërinë në Grupin B

FSHF Sunday League/ Rokadë në krye të Grupit A, ATS ruan pathyeshmërinë në Grupin B

19:39, 24/10/2022

 

U luajtën sipas programit javën e kaluar ndeshjet e javës së katërt të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, që organizohet nga FSHF, teksa bie në sy një rivalitet i fortë në të dyja grupet e zonës së Tiranës ku marrin pjesë 35 skuadra.

Në Grupin A, ka ndryshim në krye të renditjes teksa Panthers Shkodër dhe Prestige MFC ngjiten në vendin e parë pas fitoreve respektive ndaj North Gate (3-0) dhe ndaj Futura Dent (2-0). Të dyja skuadrat kanë marrë pikë të plotë në këto katër ndeshje dhe kanë nga 12 pikë secila duke zënë kësisoj kreun e renditjes. FC Dussel u ndal këtë javë në një barazim pa gola nga Ferraj FC, duke zbritur në vendin e tretë me 10 pikë. Fitore dhe për Roamel, KKD, MD dhe Albamer në këtë javë, ndërsa në dy sfidat e tjera u regjistruan dy barazime.

Në Grupin B, skuadra e ATS vazhdon të ruajë pathyeshmërinë pasi mundi edhe këtë javë Friends Team me rezultatin 3-1, duke mbajtur e vetme primatin e renditjes me 12 pikë të grumbulluara në 4 javë. Në vendin e dytë është sërish Hidro Alfa që shkoi 10pikë pasi mposhti Raifessen Bank, e ndjekur në renditje nga NOVA, IMMI dhe Dajti me nga 9 pikë. Nova dhe IMMI arritën të fitonin këtë javë përkatësisht ndaj Barrikadës dhe Enco Al, ndërsa Dajti pësoi humbjen e parë në përballjen me Kastriotët, duke humbur mundësinë për të qëndruar me hapin e kryesuesve.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së katërt të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco