Ronaldo ‘fenomeni’ i thur elozhe Carlo Ancelottit: Personi më i mirë që ka ekzistuar në botën e futbollit

Ronaldo ‘fenomeni’ i thur elozhe Carlo Ancelottit: Personi më i mirë që ka ekzistuar në botën e futbollit

18:53, 24/10/2022

Ronaldo “Fenomeni” shpreson që të shohë një ditë një trajner të madh europian teksa drejton përfaqësuesen e Brazilit.

Ish-sulmuesi beson se një gjë e tillë do të ndryshonte futbollin, duke kombinuar spektaklin me taktikën dhe idetë europiane.

Ai ka disa emra në mendje, por mbi të gjithë atë të Carlo Ancelottit, për të cilin ka thurur elozhe pa fund.

“Mendoj se një trajner europian mund të drejtojë kombëtaren braziliane, dikush si Pep apo Ancelotti, mund të bëjnë diçka të pabesueshme në kombëtaren tonë. Mund të ndryshojë historinë e futbollit tonë për 100 vitet e ardhshme. Carlo, për mua, dhe me shumë diferencë nga të tjerët, është personi më i mirë që ka ekzistuar në botën e futbollit. Ai është miku i të gjithëve, jo vetëm miku im. E gjithë bota e do dhe si trajner është i pabesueshëm, për shkak të cilësisë, vizionit, aftësisë për të kuptuar lojtarët. E meriton gjithçka që ka fituar për shkak të profesionalizmit dhe karakterit”, tha Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco