'Titulli nuk është më një objektiv i yni', Lautaro nxjerr Interin nga gara për titull: Kemi humbur shumë...

'Titulli nuk është më një objektiv i yni', Lautaro nxjerr Interin nga gara për titull: Kemi humbur shumë...

18:18, 24/10/2022

Interi arriti një fitore emocionuese përballë Fiorentinës në Firence (3-4), e treta radhazi për ekipin e Simone Inzaghit në Serie A. Lautaro Martinez realizoi dy gola dhe dhuroi asistin e golit të Barellas. Sulmuesi argjentinas ndodhet në formë të shkëlqyer, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron 7 gola dhe 3 gola.

Në një prononcim Rai Sport, 25-vjeçari ndalet edhe te gara për titullin kampion. Zikaltrit renditen pas javës së 11-të në vend të shtatë me 21 pikë, tetë më pak se Napoli kryesues. “Duhej të shënonim katër gola për të fituar, duke pësuar tre, që janë shumë për një ekip si ne.

Gjithsesi ishte shumë e rëndësishme të merrnim pikët maksimale, pasi kemi humbur shumë gjatë rrugës. Titulli nuk është më një objektiv i yni, kemi humbur shumë pikë të rëndësishme. Për momentin, ne mendojmë vetëm të rikuperojmë sa më shumë pikë në kampionat”, deklaroi Lautaro Martinez.

Interi rikthehet në fushë të mërkurën përballë Viktoria Plzen. Nënkampionët e Italisë presin skuadrën çeke në “San Siro”, sfidë që duhet fituar me çdo kusht për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco