Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Dopjeta e Griezman nderon Atleticon në transfertë me Betisin

Dopjeta e Griezman nderon Atleticon në transfertë me Betisin

18:35, 23/10/2022

Atletico e Madridit kthehet me pikë të plota nga transferta e “Benito Villmarin”, kundër Betisit (1-2), duke u ngjitur në vendin e tretë të La Ligas, me tetë pikë më pak se Reali kryesues.

“Los Colchoneros”, që shkonin në këtë takim pas barazimit 1-1 me Rayo Vallecanon, shfrytëzuan më së miri pasigurinë e mbrojtjes vendëse në dy raste, duke shënuar dy herë me të njëjtin autor, Antoine Griezmann në pjesën e dytë.

Të parin francezi e realizoi direkt nga goditja e lirë në minutën e 54-t.

Asnjë nga mbrojtësit vendës dhe as lojtarët që Atleticos që ndodheshin në zonën e portierit nuk e prekën topin, që përfundoi direkt e në rrjetë.

Të dytin Griezmann e shënoi në minutën e 71-të, pas disa kombinimeve të zgjuara të miqve, me topin që e kaloi vijën fatale pas u përplas fillimisht mes këmbëve të portierit.

Betisi e rihapi ndeshjen në minutën e 87-të, por koha e mbetur ishte e pamjaftueshme për vendësit për të gjetur të paktën një gol për të shmangur humbjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco