Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

‘Topi ndalet’/ Emocionuese, Franck Ribery deklaron tërheqjen nga futbolli

‘Topi ndalet’/ Emocionuese, Franck Ribery deklaron tërheqjen nga futbolli

14:41, 21/10/2022

Franck Ribery ka njoftuar tërheqjen nga futbolli aktiv nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Francezi feston 40-vjetorin e lindjes në prillin e ardhshëm, teksa dëmtimet e shumta nuk e kanë lënë të qetë në vitet gjatë gjithë karrierës së tij, por sidomos tani që rikuperimi kthehet në një mision edhe më të komplikuar.

Ribery ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Marseille, Galatasaray dhe Metz.

Prej shtatorit të vitit të kaluar është pjesë e Salernitanës në Serie A, ndërkohë që vitet më të arta i kaloi në Bavari me fanellën e Bayernit, ekip me të cilin fitoi plot 23 trofe në 12 sezone.

“Topi ndalet. Emocionet brenda meje, jo. Faleminderit të gjithëve për këtë aventurë të jashtëzakonshme”, shkruan sulmuesi i majtë, një nga dribluesit dhe artistët e fundit të lojës më të bukur në botë.

Largimi nga futbolli, por jo nga Salernitana, pasi Ribery në vazhdim do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit Davide Nicola.

Ky i fundit ia doli të mbante Salernitanën në elitën e futbollit italian sezonin e kaluar, një arritje fantastike duke llogaritur krizën ku ishte zhytur skuadra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco