Wanda Nara flet si agjente e Icardit: I kam siguruar kontratë me pagë të lartë

Wanda Nara flet si agjente e Icardit: I kam siguruar kontratë me pagë të lartë

09:49, 18/10/2022

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë drejt divorcit, megjithatë argjentinasja është rikthyer të flasë për pozicionin e agjentes së futbollistit, duke deklaruar se është e vetmja që përfaqëson sulmuesin.

Modelja argjentinase është mburrur me punën e saj si agjente, teksa ka deklaruar se i ka siguruar ish-bashkëshortit një kontratë mjaft të mirë në aspektin financiar.

“Unë jam përfaqësuesja e vetme e Mauro Icardit. Detyra ime është të siguroj kontrata sa më të leverdisshme për Mauron dhe në transferimin e fundit te Galatasaray, kam negociuar e vetme.

Jam e kënaqur me punën që kam bërë, pasi sot Mauro ka një pagë më të lartë se më shumë se gjysma e futbollistëve të kombëtares së Argjentinës”, u shpreh Wanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco