Enea Jorgjit i besohet ndeshja e Europa League, do ndihmohet nga 3 shqiptarë të tjerë

Enea Jorgjit i besohet ndeshja e Europa League, do ndihmohet nga 3 shqiptarë të tjerë

13:38, 11/10/2022

Enea Jorgji do të  gjykojë Real Sociedad-Sheriff Tiraspol në raundin e katërt të fazës së grupeve të Europa League.

38-vjeçari shqiptar do të jetë arbitri i parë i ndeshjes Real Sociedad dhe Sheriff, ndërsa më parë Jorgji ka gjykuar Shakhtyor Soligorsk-Maribor në Champions League këtë sezon si dhe Malmoe-Dudelange dhe Qarabag-Nantes në Europa League.

Ai do të ndihmohet nga tre shqiptarë të tjerë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, arbitri i katërt do të jetë Florian Lata dhe VAR do të jetë përgjegjësi e portugezit Tiago Martins dhe italianit Paolo Valeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco