Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Lajme të këqija për Rrahmanin, Napoli konfirmon shkallën e dëmtimit

Lajme të këqija për Rrahmanin, Napoli konfirmon shkallën e dëmtimit

12:55, 11/10/2022

Napoli do të duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin për ndeshjet e radhës.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u dëmtua në sfidën e fundit me të kaltërit në kampionat ndaj Cremoneses, e cila përfundoi me shifrat 1-4 për ekipin e drejtuar nga Luciano Spalleti.

Gjatë ekzaminimeve të kryera, mësohet se 28-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kofshën e tij të majtë ku nuk do të jetë i gatshëm për Napolin për takimin ndaj Ajax në Champions dhe gjatë ditëve në vijim do të ketë ndonjë informacion më shumë sesa kosovari do të qëndrojë larg fushave për të kryer fazën e rikuperimit.

Vendin e tij në qendrën e mbrojtjes pritet ta zërë një mes Ostigard dhe Juan Jesusit.

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit në Serinë A, Amir Rrahmani është aktivizuar në total në 8 ndeshje, duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco