Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Lajm i mirë për tifozët e Erzenit, ndizet 'drita jeshile' për stadiumin e qytetit të Shijakut

Lajm i mirë për tifozët e Erzenit, ndizet 'drita jeshile' për stadiumin e qytetit të Shijakut

12:18, 11/10/2022

Lajme fantastik për tifozerin e Erzenit të Shijakut: Mësohet se është arritur marrëveshjen për rikonstruktimin e stadiumit Tofik Jashari. Impanti momentalisht nuk i përmbush kushtet për mbarëvajtjen e një ndeshjeje të Kategorisë Superiore dhe Erzeni është detyruar të zhvillojë ndeshjet në Niko Dovana në Durrës.

Tashmë, drita jeshile është ndezur dhe Erzeni pas plotësimit të standarteve do të rikthehet të luajë në shtëpinë e tyre. Në këtë mënyrë do të rritej edhe numri i tifozëve duke shtuar të ardhurat në arkat e shijakasve.

Erzeni momentalisht zhvillon vetëm stërvitjet aty ku po përgatitet për ndeshjen e Kupës ndaj Turbinës ditën e nesërme në orën 14:00 që do të luhet në Tofik Jashari dhe atë me Kukësin në Niko Dovana të shtunën në orën 15:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco