Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

U dëmtua kundër Arsenalit, Luis Diaz mungon deri në fund të vitit

U dëmtua kundër Arsenalit, Luis Diaz mungon deri në fund të vitit

11:57, 11/10/2022

Është shumë i rëndë dëmtimi i sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, i cili doli nga fusha e lojë në ndeshjen ndaj Arsenal, pas një përplasjeje me Thomas Partey.

Kolumbiani, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit që do ta detyrojë të rikthehet vetëm në vitin 2023.

Në Botërorin e Katarit, lojtari i Liverpool-it gjithsesi nuk do të kishte marrë pjesë, pasi Kolumbia ‘e tij’ nuk u kualifikua. Klopp, megjithatë, do të humbasë Luis Diaz, një nga më të mirët e Liverpool-it në këto javë të vështira për ‘Reds’, të paktën në gjithë fazën e eliminimit të Champions League.

Diaz do të mungojë të paktën 10 ndeshje për Liverpoolin, i cili është 14 pikë prapa liderit Arsenal këtë sezon.

Kujtojmë, Diaz mbërriti te Liverpool në janar nga Porto në një transfertë prej 47 milionë eurosh.

Këtë sezon ai shënoi tre gola në kampionat për Liverpoolin dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës pas Roberto Firminos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco