Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Shevcheno i shkon pranë tragjedisë, ish-fituesi i ‘Topit të Artë’ publikon edhe një video të tmerrit në Ukrainë

Shevcheno i shkon pranë tragjedisë, ish-fituesi i ‘Topit të Artë’ publikon edhe një video të tmerrit në Ukrainë

09:36, 11/10/2022

Futbollisti më i mirë ukrainas i të gjitha kohërave, Andriy Shevchenko, ka njoftuar në rrjetet sociale se për pak sa nuk ka mbetur i vrarë nga bombardimet ruse.

Shevchenko ishte në tren kur filloi bombardimi dhe videoja që ai publikoi tregon tmerrin me të cilin u përball.

“Sot Rusia hodhi 80 raketa dhe 12 dronë kamikazë në drejtim të Ukrainës. Unë isha në tren, ndaluam nën predha. Ato pak orë u ndjenë si një përjetësi.

Do të doja të them vetëm një gjë: asnjë raketë, bombardim apo ndonjë sulm tjetër nuk do t'i thyejë ukrainasit.

Mund të na marrin shtëpitë dhe rrugë të tëra, por jo dinjitetin, guximin dhe vullnetin për liri.

Ne do të mbrojmë Ukrainën. Ne do të këndojmë nën bombardime, siç bëjnë njerëzit e Kievit sot në metro. Do të luftojmë derisa të fitojmë.

Në këtë ditë shumë të errët, falenderojmë secilin prej jush që ndanë këtë rrugëtim me ne.

Çfarëdo që ndjeni sot, qoftë shqetësim empatik, dashuri dhe simpati për Ukrainën apo dëshpërim, zemërim dhe inat ndaj armikut tonë, le të kthehen emocionet tuaja në donacione.

Le të bëhen një hap tjetër drejt fitores sonë të përbashkët”, ka shkruar ish-fituesi i “Topit të Artë”.

Kujtojmë se futbollistët dhe trajnerët legjendar ukrainas, të drejtuar nga Shevchenko, më herët iu drejtuan lojtarëve dhe stafit stërvitor të kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, me kërkesën për të anuluar ndeshjen miqësore me kombëtaren ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco