Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Muriqi bën gjithçka: Gabon nga penalltia, shënon nga penalltia dhe...

Muriqi bën gjithçka: Gabon nga penalltia, shënon nga penalltia dhe...

09:01, 11/10/2022

Mallorca ka barazuar në transfertë përballë Elches në kuadër të javës së tetë të LaLigas me rezultatin 1-1. Në këtë sfidë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor me një paraqitje që e çoi nga ferri në parajsë e më pas sërish në ferr.

Gjithçka nis keq në këtë takim për Muriqin që pas 12 minutash lojë shpërdoron një shans të artë për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Dardani nuk arrinë dot të mposht portierin kundërshtar dhe humbet një 11-metërsh që mund të ndryshonte fatet e takimit.

Më pas është Elche që kalon në avantazh vetëm tre minuta pas penalltisë së humbur nga Vedat Muriqi. Edhe pse në avantazh, për Elchen vështirësohet gjithçka në minutën e 61 kur Boye lë ekipin e tij me 10 lojtarë pasi ndëshkohet me karton të kuq.

Duket si një ditë jo shumë pozitive për Vedat Muriqin, por që ka mundësi të rregullojë gabimin e tij në minutën e 71. Sërish 11-metërsh për Mallorcan me sulmuesin e Kosovës që e merr sërish përsipër ekzekutimin, këtë herë me sukses duke i çuar shifrat në 1-1.

Kur pritet që Mallorca të finalizojë edhe sulmet e saj për një përmbysje, të ndihmuar edhe nga epërsia numerike, protagonist bëhet sërish Vedat Muriqi. Këtë herë për keq, pasi edhe dardani ndëshkohet me karton të kuq. Në fund ndeshja përfundon me rezultatin 1-1, me Vedat Muriqin që shikon performancën e tij të shkojë nga ferri në parajsë e më pas sërish në ferr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco