Ballkani vijon fitoret edhe në kampionat, rezultatet dhe renditja në Kosovë

Ballkani vijon fitoret edhe në kampionat, rezultatet dhe renditja në Kosovë

19:00, 09/10/2022

Ballkani vazhdon me ritmin e fitoreve në kampionat, ku së fundmi ka mundur me rezultatin 2-1 Malishevën brenda në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e 10-të.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, shkon në -3 pikë nga Drita që ndodhet në vendin e parë, por kampionët e Kosovës kanë dhe dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Ndërkohë, në sfidat e tjera, Gjilani barazoi në transfertë me Ferizajn, me rezultatin 1-1, ndërsa Llapi mundi në shtëpi Drenicën me rezultatin 3-2.

Rezultatet

Ballkani-Malisheva                2-1

Ferizaj-Gjilani                        1-1

Llapi-Drenica                         3-2

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco