Casillas e fshin postimin, mediet spanjolle raportojnë se ai po ironizonte

Casillas e fshin postimin, mediet spanjolle raportojnë se ai po ironizonte

16:23, 09/10/2022

Portieri Iker Casillas e ka fshirë postimin në Twitter, ku kishte shkruar se është homoseksual.

Gazeta spanjolle AS ka shkruar se “ai po ‘ironizonte’ me orientimin e tij seksual, për të mohuar thashethemet që e lidhnin atë me disa aktore spanjolle”.

“Ai dëshiron që mediat të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme që e lidhin atë me femra të reja çdo javë”, shtoi AS.

Casillas në një postim në Twitter, sot kishte shkruar: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”.

Kështu me këtë reagim, spanjolli kishte bërë bujë gjithandej nëpër botë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco