VIDEO/ Rivalë të mëdhenj në fushë, por Milan-Juventus bën bashkë tifozët në shkallët e stadiumit

VIDEO/ Rivalë të mëdhenj në fushë, por Milan-Juventus bën bashkë tifozët në shkallët e stadiumit

11:35, 09/10/2022

Milan mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Juventusin në “San Siro”, sfidë e vlefshme për javën e 9-të në Serie-A.

Triumfi ndaj bardhezinjëve gëzoi pamasë tifozët e skuadrës kuqezi, pasi rivalitet mes këtyre dy ekipeve nuk është vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit. Gjithmonë në kuadrin sportiv, pasi, siç duket edhe nga skenat e kapura nga kamerat edhe brenda familjes tifozeritë janë të ndara në dy kampe.

Lega Serie-A ka postuar një video në faqen e saj zyrtare, ku një person shihet teksa puth në ballë një fëmijë, i cili është tifoz i Juventusit. Rezultati në fund ka zhgënjyer tifozin e vogël të bardhezinjëve, por fatmirësisht ka patur njeriun e tij të afërt për ta ngushëlluar sadopak.

Mirëpo ky nuk ishte momenti i vetëm që kamerat kapën skena të bukura në San Siro!

Për ta kuptuar më qartë shihni fotot më poshtë:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco