Luiza Gega triumfon edhe në Itali, atletja shqiptare vendos rekord në garën e 5 km në rrugë

Luiza Gega triumfon edhe në Itali, atletja shqiptare vendos rekord në garën e 5 km në rrugë

11:24, 09/10/2022

Viti 2022 vijon të jetë i mbushur me shumë suksese për atleten Luiza Gega. Kampionia e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa triumfoi në garën e 5km rrugë, zhvilluar në eventin “Notte delle Stelle” (nata e yjeve) në Forli të Italisë.

Jo vetëm kaq, por Gega vendosi edhe record kombëtar në këtë garë, duke dhënë kohën 15’41”. Gara ishte në përgjithësi e ekuilibruar, por Luiza Gega arriti të shkëputet në metrat e fundit, duke e merituar fitoren.

Një paraqitje e shkëlqyer e atletes shqiptare, që arriti të lërë pas mjaft rivale të forta. Në vendin e dytë u rendit keniania Morine Gerase Michira (+3”) dhe në të tretin cekja Moira Stewartova (+6”).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco