Oliver Kahn u rrëzua nga karrigia pas barazimit të Dortmundit, video u bë hit

Oliver Kahn u rrëzua nga karrigia pas barazimit të Dortmundit, video u bë hit

09:57, 09/10/2022

Në derbin e javës së 9-të të Bundesligës dhe “Der Klassiker-it” të famshëm, Borussia Dortmund dhe Bayern u ndan në barazim 2-2, dhe shefi ekzekutiv i Bayern-it, Oliver Kahn, ishte në qendër të vëmendjes pasi verdhezinjtë vendosën baraspeshën në minutën e 95-të.

Leon Goretzka i dha epërsinë Bayernit në minutën e 33-të dhe kur Leroy Sane në minutën e 53-të shënoi 2-0, dukej se gjithçka kishte marrë fund dhe kampionët aktualë do të regjistronin një tjetër fitore.

Megjithatë Dortmun nuk u dorëzua dhe në fund arritën një sukses të vërtetë. Youssoufa Moukoko e ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 74-të dhe u bë golashënuesi më i ri në historinë e Der Klassiker në moshën 17-vjeçare.

Në minutën e 95-të francezi Anthony Modeste barazoi për 2-2 dhe vulosi fatin e ndeshjes.

Kahn thjesht nuk mund ta besonte atë që po ndodhte dhe, si më parë, gjatë karrierës së tij si lojtar, ai reagoi ashpër. Ai filloi të bërtiste dhe të godiste me furi, dhe në një moment humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga karrigia.

Ashtu siç pritej, video u bë hit në internet dhe bëri shumë të qeshnin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco