Shënoi golin e parë me Chelsean në ditën e lindjes së babait, legjenda John Terry i shkruan Brojës në 'Instagram'

Shënoi golin e parë me Chelsean në ditën e lindjes së babait, legjenda John Terry i shkruan Brojës në 'Instagram'

08:40, 09/10/2022

Armando Broja do ta mbajë mend gjatë golin e tij të parë me fanellën e Chelseat. Një koincidencë tepër interesante është se e shënoi më 8 tetor, në ditën e lindjes së babait të tij. Këtë gjë Broja e ka zbuluar nëpërmjet një statusi në “Instagram”, ku ka shkruar:

“Kam humbur fjalët për golin tim të parë me klubin e fëmijërisë. Faleminderit të gjithë fansave! Gëzuar ditëlindjen babi”.

Të shumta kanë qenë urimet dhe përgëzimet për talentin shqiptar, teksa spikat komenti i legjendës së Chelseat, John Terry, i bërë në “Instagramin” e Brojës.

“Urime shok”, shkroi Terry në postin e Brojës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco