Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Sot ishim skuadër', Pioli: Chelsea na dha leksion, çmimin e pagoi Juventusi

'Sot ishim skuadër', Pioli: Chelsea na dha leksion, çmimin e pagoi Juventusi

21:44, 08/10/2022

Milani ishte karikuar për të treguar se është një tjetër skuadër nga ajo që humbi 3-0 përballë Chelsea në Champions League. Djemtë e Stefano Piolit mposhtën 2-0 Juventusin në “San Siro”, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për ecurinë në kampionat dhe moralin e skuadrës.

 

Trajneri i kuqezinjve ndryshoi skemën, sot e zbriti ekipin me fushë me rreshtimin 4-3-2-1, ndërkohë që në prononcimin për shtypin u shfaq i lumtur, vlerësoi Brahim Diaz dhe Rafael Leaon, por nuk e kurseu një këshillë për këtë të fundit.

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë intensive, vendosëm shumë energji në fushë. Në 20 minutat e para nuk ishim shumë të qartë teknikisht, por djemtë sakrifikuan si gjithmonë. Sigurisht që ndikoi ajo çfarë ndodhi ndaj Chelsea. Në Londër u përçamë, sot ishim më shumë skuadër.

Gabimet e kryera në Champions na frikësuan, por skuadrat harxhuan shumë energji në pjesën e parë, një gjë e tillë të çon edhe në gabime. Chelsea na dha një leksion, çmimin e të cilit e pagoi Juventusi. E kemi të qartë se nëse punojmë dhe luftojmë të bashkuar, ne e kemi kualitetin për të siguruar rezultate pozitive.

Leao? Hapin e madh duhet ta hedhë në fazën e lojës pa top. Ai ka cilësi fantastike, por duhet të vazhdojë të punojë fort. Ai është një futbollist i kompletuar. Brahim Diaz? Jam shumë i lumtur për të, e meriton golin këtë moment. Edhe pse zgjedhjet e mia nuk e kanë kënaqur, asnjëherë nuk e ka humbur vullnetin”, deklaroi trajneri i kampionëve të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco