Milani reagon pas disfatës ndaj Chelseat, 'bën ligjin' në 'San Siro' kundër Juventusit

Milani reagon pas disfatës ndaj Chelseat, 'bën ligjin' në 'San Siro' kundër Juventusit

20:02, 08/10/2022

Milani reagoi pas disfatës europiane ndaj Chelsea në mesjavë dhe sot mposhti 2-0 Juventusin në Serie A, duke arritur një sukses të rëndësishëm dhe të merituar. Fikayo Tomori zhbllokoi takimin në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërkohë që Brahim Diaz (54’) vulosi suksesin e kampionëve në fuqi të Italisë me një gol shumë të bukur.

Rafael Leao u ndal dy herë nga shtylla në pjesën e parë (20’, 34’), teksa Milani pretendoi edhe për një penallti në rastin e prekjes me dorë nga ana e Vlahovic. Bennacer rrezikoi me një gjuajtje potente përpara se Fikayo Tomori të dërgonte topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonën bardhezi, me këta të fundit që protestuan për një faull përpara goditjes së këndit.

 

Në minutën e 54-t erdhi edhe goli i dytë për vendasit. Inkursion nga mesi i fushës nga ana e Brahim Diaz, i cili dribloi kapitenin Leonardo Bonucci, la pas mbrojtjen bardhezi dhe mposhti polakun Szczesny.

Milik dhe Moise Kean (ndërhyrje fantastike e Kalulut) patën dy mundësi të mira për Juventusin, por nuk i shfrytëzuan, teksa pritja e portierit të Juventusit i hoqi Divock Origit mundësinë për të realizuar golin e parë me Milanin.

Në fund festë kuqezi, me kampionët në fuqi që thyejnë ekipin e Allegrit pas dy vitesh në “San Siro”. Milani i bashkohet përkohësisht Napolit dhe Atalantës në krye të renditjes, ndërkohë që Juventusi mbetet në vend të tetë me 13 pikë, shtatë larg vendit të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco