Atletico Madrid reagon pas humbjes ndaj Club Brugge

Atletico Madrid reagon pas humbjes ndaj Club Brugge

19:32, 08/10/2022

Atletico Madrid reagoi pas humbjes ndaj Club Brugge në Champions League. Ekipi i Diego Simeones fitoi 2-1 në “Wanda Metropolitana” përballë Gironas, stadium ku triumfi i fundit në La Liga ishte regjistruar më 10 shtator.

Angel Correa ishte heroi i vendasve me dy golat e shënuar. Argjentinasi zhbllokoi takimin në minutën e pestë pas një asisti të Griezmann, ndërkohë që në minutën e 48’ shfrytëzoi një gafë të portierit kundërshtar për të festuar përsëri.

Girona reagoi dhe shkurtoi diferencën në minutën e 66’ me anë të Rodrigo Riquelme, gjuajtja e të cilit u devijua përpara se të përfundonte në rrjetë. Atletico iu fal dy pritjeve fantastike të Jan Oblak në minutat e mbetura për të siguruar pikët maksimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco