Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Fitorja ndaj Sassuolos, Inzaghi: Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, Onana na ofron garanci

Fitorja ndaj Sassuolos, Inzaghi: Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, Onana na ofron garanci

18:34, 08/10/2022

Kristjan Asllani vijon të shtojë minutat te Interi dhe ndaj Sassuolos e nisi sërish si titullar, ashtu si ndaj Romës një javë më parë. Mesfushori 20-vjeçar luajti para mbrojtjes, në rolin e tij të preferuar dhe qëndroi në fushë vetëm 45 minutat e para, pasi peshoi jo pak edhe një karton i verdhë i marrë në minutën e 18’.

Pas ndeshjes Inzaghi vlerësoi jo pak Asllanin, duke thënë se është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë kështu, teksa shpjegoi edhe arsyet e zëvendësimit në fund të pjesës së parë.

Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, ndonëse ndaj Sassuolos nuk ishte shumë e lehtë të gjeje hapësira. Mori një karton të verdhë dhe ishte disi në vështirësi, ndaj e zëvendësova në pushim, për të mos djegur edhe një ndërprerje. Më ndihmoi edhe fakti që Mkhitaryan është në formë të mirë. Megjithatë Asllani është në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të vazhdojë të punojë kështu”, u shpreh Inzaghi.

Një vendim i fortë i trajnerit zikaltër sot, ishte padyshim aktivizimi i Onanës si titullar.
“Vlerat e Onanës i dinim dhe tani ai po na tregon se është gati të luajë një vend titullari me Handanovic. Bëri një ndeshje shumë të mirë, duke i dhënë vazhdimësi paraqitjes ndaj Barcelonës”, tha trajneri i Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco