Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Të zhgënjyer me rezultatet, tifozët e Bolonjës hyjnë në dhomën e zhveshjes dhe kërcënojnë lojtarët

Të zhgënjyer me rezultatet, tifozët e Bolonjës hyjnë në dhomën e zhveshjes dhe kërcënojnë lojtarët

16:40, 07/10/2022

Futbollistët e Bolonjës u gjendën nën sulmin e tifozëve të tyre më të zjarrtë, të cilët hynë në dhomën e zhveshjes në qendrën stërvitore.

Bolonja ka regjistruar dy humbje në dy ndeshjet e para pas ardhjes së trajnerit të ri Thiago Motta dhe këtë sezon ka arritur vetëm një fitore, ndërsa skuadrën e ka udhëhequr trajneri i përkohshëm Luca Vigiani, i cili më parë kishte zëvendësuar Sinisa Mihajlovic.

Në dhomën e zhveshjes kanë hyrë 15 tifozë dhe takimi i tensionuar i tyre me lojtarët ka zgjatur gjysmë ore. Ultras u thanë lojtarëve se kjo ishte "hera e fundit që ata do t'i vizitonin në mënyrë paqësore".

Motta mbrojti lojtarët e tij para tifozëve të zemëruar dhe raportohet se u parandalua një përplasje fizike. Tifozët presin një qasje ndryshe në dy ndeshjet e ardhshme, të cilat Bolonja i luan kundër Sampdorias dhe Napolit.

Në tetë ndeshjet e para të sezonit të ri, Bolonja regjistroi vetëm një fitore, tre barazime dhe katër humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco