Tonali pas humbjes ndaj Chelseat: Duhet ta përdorim këtë eksperiencë

Tonali pas humbjes ndaj Chelseat: Duhet ta përdorim këtë eksperiencë

09:47, 06/10/2022

Sandro Tonali ka dhënë disa komente pas humbjes ndaj Chelseat.

Milani është mposhtur 3-0 nga skuadra e Chelseat, në një ndeshje ku s’arritën të bënin shumë nga loja e tyre.

Pas ndeshjes, Tonali ka thënë se duhet të mësojnë nga gabimet e mbrëmshme si ekip dhe të mos merren me gabimet individuale.

“Është e vështirë të analizojmë gabimet individuale, por në përgjithësi s’ishte një paraqitje e Milanit”, ka thënë Tonali.

“Ne duhet të përdorim këtë përvojë dhe të mësojmë nga kjo, si një shembull për ndeshjet e tjera. Chelsea startoi me një shpejtësi më shumë krahasuar me ne dhe ishte e dukshme nga fillimi”, shtoi italiani.

Milan dhe Chelsea do të përballen edhe javën tjetër, kësaj radhe në "San Siro".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco