Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të Sevillas

Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të Sevillas

08:55, 06/10/2022

Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i trajnerit të Sevillas.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi për mediat.

Rezultatet tejet të dobëta, si në La Liga, ashtu edhe në Champions League, ia kanë mbushur mendjen drejtuesve që ta ndërprejnë bashkëpunimin me spanjollin.

Vendin e tij pritet ta zërë së shpejti Jorge Sampaoli.

Ky i fundit më herët pati drejtimin e Marseille, por kjo aventurë s’u mbyll më së miri, me trajnerin që u largua pas zënkave me disa lojtarë atje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco