Dëmtohet dhe një tjetër futbollist i Kombëtares

Dëmtohet dhe një tjetër futbollist i Kombëtares

09:22, 03/10/2022

Fabio Cannavaro debutoi me barazim në stolin e Beneventos në Serie B.

“Shtrigat” morën një pikë pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Ascolit.

Frederic Veseli e nisi si titullar takimin për ekipin vendas, por ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjati vetëm 25 minuta.

29-vjeçari pësoi një dëmtim dhe ish-fituesi i “Topit të Artë” u detyrua ta zëvendësonte.

Veseli, i cili numëron 43 ndeshje me Shqipërinë, do të mësojë kohën reale të rikuperimit pasi të kryejë kontrollet e detajuara mjekësore.

“Xholi” i prapavijës u transferua në merkaton e verës nga Salernitana te Benevento, ekip ku do ketë mundësinë të punojë me një kampion bote si Cannavaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco