Vjen ndalesa e parë e Real Madridit në kampionat

Vjen ndalesa e parë e Real Madridit në kampionat

08:42, 03/10/2022

Reali i Madridit ka bërë ndalesën e parë në kampionat. Kampionët në fuqi të La Ligës, nuk shkruan mbrëmjen e djeshme më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Osasunës.

Një hap fal i papritur ky për skuadrën e Ançelotit, që kaloi e para në avantazh me anë të Vinicius Zhunior në minutën e 42-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, miqtë arritën të barazonin shifrat me sulmuesin Kike Garsia, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të.

Goli i 32-vjeçarit rezultoi vendimtar, ndërkohë që në minutën e 78-të, Osasuna mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Unai Garsias.

Në minutën e 79-të, Karim Benzema kishte shansin e artë për të kaluar sërish në avantazh madrilenët, teksa sulmuesi francez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 81-të, Benzema gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Minutat e mbetura të ndeshjes nuk prodhuan gol. Ky ishte barazimi i parë në kampionat për Realin.

Skuadra e Ançelotit ndodhet në kuotë të barabartë pikësh me Barcelonën, teksa ndeshjen e radhës do e luajë në transfertë ndaj Getafes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco