VIDEO/ Partizani-Tirana, Xhixha i jep avantazhin bardhebluve

VIDEO/ Partizani-Tirana, Xhixha i jep avantazhin bardhebluve

20:13, 02/10/2022

Partizani dhe Tirana po luajnë derbin e parë të kryeqytetit, i cili u kthye në një përballje të zjarrtë siç ka qenë shpesh në vitet e fundit mes dy skuadrave.

Është mbyllur pjesa e parë e takimit me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por 45’ minutat e para përfunduan me porta të paprekura.

Në minutën e 22’,  Patrik hyn në zonë dhe merr një pasim në qendër pro pastaj rrëzohet pas një kontakti me Matondo, Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë ndërsa më pas pret përgjigjen edhe nga VAR. Ai vendos që të shkojë të shohë vetë pamjet.

Pas dy minutash verifikim, Xhaja akordon penallti për bardheblutë edhe pse portieri i Partizanit pret penalltinë e gjuajtur nga Xhixha.

Në minutën e 37’, Lulajn ndëshkohet me karton të kuq.

Ndërkohë, në fillim të pjesës së dytë, vjen dhe goli i avantazhit nga bardheblutë.

Ishte Xhixha i cili këtë herë nuk gaboi, pas kundërsulmit perfekt dhe një dalje të gabuar të Rexhepit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco