VIDEO/ Partizani-Tirana, mbyllet pjesa e parë, bardheblutë mbeten me 10 lojtarë

VIDEO/ Partizani-Tirana, mbyllet pjesa e parë, bardheblutë mbeten me 10 lojtarë

19:51, 02/10/2022

Partizani dhe Tirana po luajnë derbin e parë të kryeqytetit, i cili u kthye në një përballje të zjarrtë siç ka qenë shpesh në vitet e fundit mes dy skuadrave.

Është mbyllur pjesa e parë e takimit me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por me porta të paprekura.

Në minutën e 22’,  Patrik hyn në zonë dhe merr një pasim në qendër por pastaj rrëzohet pas një kontakti me Matondo, Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë ndërsa më pas pret përgjigjen edhe nga VAR. Ai vendos që të shkojë të shohë vetë pamjet.

Pas dy minutash verifikim, Xhaja akordon penallti për bardheblutë edhe pse portieri i Partizanit pret penalltinë e gjuajtur nga Xhixha.

Në minutën e 37’, Lulajn ndëshkohet me karton të kuq.

Mbrojtësi ndalon Skukën në kufijtë e zonës teksa po nisej drejt portës. Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë dhe vetëm pasi topi del jashtë, një minutë më vonë, shkon të shohë pamjet me VAR. Pas verifikimit të pamjeve, ai i nxjerr kartonin lojtarit të bardhebluve si i fundit në momentin e aksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco