VIDEO/ Skena të tmerrshme në stadiumin e famshëm, dhjetëra tifozë u plagosën pas shembjes së strukturës

VIDEO/ Skena të tmerrshme në stadiumin e famshëm, dhjetëra tifozë u plagosën pas shembjes së strukturës

13:11, 01/10/2022

Tifozët në Kili kishin frikë për jetën e tyre pasi një pjesë e një strukture në një stadium futbolli u shemb, duke rënë mbi tifozët poshtë.

Ishin tifozët e Colo-Colos ata të cilët shkaktuan prishjen e dy tabelave në stadiumin e famshëm Monumental teksa ndiqnin stërvitjen e skuadrës para derbit me Universided Catolica këtë fundjavë.

Struktura ra në tribuna pasi disa tifozë të zhurmshëm u ngjitën në tabelat në skena të egra që u filmuan.

Ngjarja tronditëse e ndodhur në sektorin Cordillera të stadiumit ka lënë të lënduar deri më tani 14 tifozë.

Pamjet e shpërndara në Twitter treguan disa fansa të varur në tabela gjatë skenave të tmerrshme.

Dhe për fat të keq, një pjesë e strukturës ra në turmën e tifozëve poshtë në tribuna.

Sipas mediave lokale, stafi mjekësor ka qenë menjëherë i gatshëm për të ndihmuar tifozët e lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco