Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

PSG nuk heq dorë nga Skriniar, bëhet gati oferta e re për Interin

PSG nuk heq dorë nga Skriniar, bëhet gati oferta e re për Interin

13:14, 26/09/2022

Milan Skriniar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të kontratës së tij me Interin e cila skadon në verën e vitit 2023.

Prej kohësh ka nisur puna për rinovimin e tij, megjithatë ende nuk është arritur asnjë akord.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Paris Saint-German nuk ka hequr dorë dhe në janar do të dërgojë një ofertë prej 30 milionë euro.

Që në merkaton verore kampionët e Francës ushtruan presion për ta rrëmbyer qendërmbrojtësin sllovak, megjithatë asnjë akord nuk u arrit.

Ndërsa tani ka një ngërç të madh midis Interit dhe lojtarit dhe një marrëveshje duket shumë larg.

27-vjeçari është pjesë e Interit që prej vitit 2017 dhe në të gjitha sezonet me “zikaltrit, Skriniar ka qenë pika më e fortë në repartin e prapavijës.

Megjithatë ideja për të luajtur me yjet e Paris Saint-German, si Lionel Messi, Kylian Mbappe apo Neymar, mund ta tundojë sllovakun, pasi në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje midis tij dhe Interit deri në fundin e vitit, “zikaltrit” do të jenë të detyruar për të nxjerrë në merkaton dimërore, për të përfituar nga transferimin i tij, për mos ta humbur me parametra zero në verë.

Edhe në sezonin e ri 27-vjeçari ka qenë titullar fiks për trajneri Simeone Inzagi që pas shtatë javësh ndodhen në vendin e shtatë në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco