Disfata e rëndë me Izraelin, reagojnë legjendat e Kombëtares shqiptare

Disfata e rëndë me Izraelin, reagojnë legjendat e Kombëtares shqiptare

13:10, 25/09/2022

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mund me rezultatin 1-2 mbrëmjen e djeshme nga Izraeli në transfertë. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve ishte “treni i fundit” për kuqezinjtë, për të synuar një vend të parë në grup, por nuk ia dolën të marrin një rezultat pozitiv.

Një humbje që ka zhgënjyer shumë sportdashësit, por edhe legjendat e kombëtares shqiptare, të cilët nuk e kanë fshehur pakënaqësinë për këtë rezultat.

Një emër i madh i futbollit shqiptar si Sokol Kushta, ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, ku ka shkruar se kjo disfatë ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët dhe për të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë.

Image

Megjithatë dy nga legjendat e kombëtares shqiptare, Ervin Skela dhe Edvin Murati bëjnë thirrje që kjo situatë të kalohet dhe mbështetja për skuadrën të vijojë rregullisht, madje shpresojnë që tifozët të jenë të shumtë në Air Albania të martën për ta mbështetur ekipin në ndeshjen kundër Islandës.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco