Nations League/ Ukraina mposht Armeninë dhe merr kreun e grupit

Nations League/ Ukraina mposht Armeninë dhe merr kreun e grupit

16:55, 24/09/2022

Ukraina fitoi ndaj Armenisë në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”. Ukrainasit triumfuan me 5 gola dhe njëkohësisht morën kreun e grupit 1 në Leaguen B të Nations League.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, me golin e vetëm që u realizua nga Tymchyk në minutën e 22’.

Ndërsa në fraksionin e dytë ukrainasit do të ishin dominues të padiskutuar dhe do të shënonin edhe katër gola të tjerë. Me Zubkov që realizoi në minutën e 57’, Dovbyk në minutën e 69’, Ignatenko realizoi në minutën e 81’, ndërsa Bovbyk do të gjente golin e dytë personal dhe do të vuloste rezultatin e kësaj sfide në minutën e 84’.

Kështu Ukraina rikthehet te fitorja, pasi në fundjavë pësoi disfatë 3-0 përballë Skocisë.

 

Pas këtij takimi Ukraina kryeson Grupin 1 të League B me 7 pikë, ndërsa Armenia rendiet e fundit me vetëm 3 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco