Reja ndryshon sërish, zbuloni si do të luajë Shqipëria ndaj Izraelit në Tel Aviv

Reja ndryshon sërish, zbuloni si do të luajë Shqipëria ndaj Izraelit në Tel Aviv

16:01, 24/09/2022

Shqipëria do të luaj mbrëmjen e sotme ndaj Izraelit në Tel Aviv, sfidë e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve.

Një sfidë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë tanë, të cilëve u duhet me patjetër të fitojnë për të shpresuar ende tek vendi i parë në grup në këtë kompeticion.

Sa i përket formacionit, Reja duket shumë i pavendosur, aq sa ka habitur edhe vetë lojtarët.

Nga seanca e djeshme dhe deri pak minuta më parë, dilemat e italianit janë shtuar edhe më shumë për mbrojtjen dhe mesfushën.

“Panorama Sport” mëson se Reja ka bërë sërish ndryshime në këto dy reparte.

Përfundimisht me skemën 4-3-1-2 do te jetë ky formacion:

Në portë Strakosha, në krahun e djathtë të mbrojtjes Balliu, ndërsa në qendër Ismajli dhe Ajeti.

Në të majtë kapiteni Hysaj. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Gjasula, Abrashi dhe Laçi, ndërsa risia është lojtari pas dy sulmuesve. Nuk do të jetë Bajrami, por Asllani si numër 10.

Sulmi do të jetë me dyshen Cikalleshi-Broja, me Uzunin që e nis nga stoli.

Portieri Berisha, mbrojtësi Veseli dhe fantazisti Bajrami gjithashtu do e nisin nga stoli kundër Izraelit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco