Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Klubi i Ballkanit mbërrin në Kosovë dhe tregon incidentin ajror: Mund të...

Klubi i Ballkanit mbërrin në Kosovë dhe tregon incidentin ajror: Mund të...

12:41, 16/09/2022

Për fat të mirë, klubi i Ballkanit ka mbërritur mirë në Kosovë, teksa pak minuta më parë ka ateruar në aeroportin e Prishtinës.

Nisja e tyre e parë mbrëmë ishte afër që të përfundonte me fatalitet, kur xhami i aeroplanit u plasarit.

Klubi suharekas ka njoftuar se ka mbërritur në Prishtinë, ndërsa tregoi me anë të një postimi në “Facebook” ngjarjen e mbrëmshme.

“Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërritëm shëndosh e mirë në Prishtinë. Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithçka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta”, thuhej në njoftimin e klubit portokalli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco