Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Mourinho nuk pranon humbjen: Rezultat i gënjeshtërt, gjithçka po shkon kundër Romës

Mourinho nuk pranon humbjen: Rezultat i gënjeshtërt, gjithçka po shkon kundër Romës

22:11, 08/09/2022

Roma e pësoi në Bullgari me Ludogorets. Për duelin e sotëm trajneri Jose Mourinho u shpreh i bindur se rezultati nuk tregon atë që skuadrat paraqitën në fushë.

“Rezultati me Ludogorets është i gënjeshtërt. Nuk kemi bërë një ndeshje fantatistike, por nëse nuk fitonim dot, të paktën të mos humbnim. Ditët e fundit gjithçka ka shkuar kundër nesh, por falë Zotit janë edhe pesë ndeshje të tjera në grup”, tha fillimisht Mourinho.

“Të fitosh ndeshjen e parë është gjithmonë e rëndësishme, për le të shohim përpara. Në ndeshjen e radhës në shtëpi duam të marrim tre pikët”, shtoi Jose Mourinho, pas duelit të zhvilluar në Bullgari.

“Golat e pësuar? Nuk më pëlqen të flas vetëm për repartin e mbrojtjes, është i gjithë ekipi që sulmon apo mbron. Goli i dytë erdhi si pasojë e emocioneve, pasi donim të rrezikonim për të fituar”, u shpreh trajneri i Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco