Kush është Frances Tiafoe, djali i emigrantëve që mund të thyejë mallkimin e amerikanëve në US Open

Kush është Frances Tiafoe, djali i emigrantëve që mund të thyejë mallkimin e amerikanëve në US Open

16:59, 07/09/2022

Frances Tiafoe është shfaqur shumë në sytë e publikut ditët e fundit, veçanërisht pasi eliminoi legjendën e tenisit Rafael Nadal nga US Open. 24-vjeçari amerikan i dha fund serisë prej 22 ndeshjesh të pamposhtur të Nadalit në turnetë e Grand Slam, duke e mundur atë në katër sete në raundin e 1/16-tave. Tiafoe ka vetëm një paraqitje të mëparshme çerekfinale në karrierën e tij, por tani po konsiderohet si një fitues i mundshëm i US Open.

Ai aktualisht renditet i 26-ti në botë, që do të thotë se është i sigurt se do të ngjitet lart në listë. Nëse do të fitonte titullin, ai do të bëhej amerikani i parë që e bën këtë që nga Andy Roddick në 2003. Sfondi i Tiafoe e bën këtë arritje edhe më mbresëlënëse dhe më të ngrohtë.

Kështu, Tiafoe është djali i emigrantëve që u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara nga Sierra Leone duke ikur nga lufta civile që përfshiu vendin në vitet 1980 dhe 1990. Babai i tij, një punëtor mirëmbajtjeje dhe nëna e tij, një infermiere, punonin ditë e natë për t'i dhënë Frances dhe vëllait të tij binjak Franklin një jetë më të mirë, duke ndihmuar numrin 26 të botës të ushtronte sportin e tenisit, të cilin e kishte hobi. “Unë jam bir emigrantësh, sepse të dy prindërit e mi u rritën në Sierra Leone përpara se të vinin në Shtetet e Bashkuara”, tha Tiafoe me krenari për mediat e tenisit. Edhe si junior, Frances ishte një talent i jashtëzakonshëm, duke arritur vendin e dytë në renditjen e të rinjve të ITF. Në moshën 14-vjeçare, ai fitoi Les Pettis AS, një turne i fituar nga, ndër të tjera, Nadal, Michael Chang, Kim Clijsters dhe Bianca Andreescu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco