Klubi shkarkon trajnerin pas humbjes së mbrëmshme në Champions League

Klubi shkarkon trajnerin pas humbjes së mbrëmshme në Champions League

11:04, 07/09/2022

Humbja në sfidën e parë të Champions-it me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Shaktar Donjetsk mbrëmjen e djeshme, i ka kushtuar shumë trajnerit të Leipzigut, Domeniko Tedeskos.

Klubi gjerman ka ndërmarrë një vendim drastik duke shkarkuar me efekt të menjëhershëm 36-vjeçarin italian nga detyra e trajnerit pas disfatës së mbrëmjes së djeshme ndaj ukrainasve të Shaktarit.

Image

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i Bundesligës me anë të komunikate në sajtin zyrtar, duke deklaruar gjithashtu shkarkimin edhe të dy zv.trajnerëve, Andreas Hinkel dhe Maks Urvantshki.

Tedesko e mori këtë detyrë më 9 dhjetor 2021 teksa qëndroi për 9 muaj në krye të pankinës së skuadrës së njohur gjermane.

Në 38 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet në këto 9 muaj, 36-vjeçari italian arriti të fitonte 21 ndeshje, barazuar 8 dhe humbur 9. Me një golavarazh 88-48.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco